Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një përplasje të ashpër me gazetaren Kristen Welker gjatë një interviste në emisionin “Meet the Press” në NBC.
Debati nisi pasi Welker i kërkoi Trumpit të paraqiste prova për pretendimet e tij se zgjedhjet paraprake në Kaliforni ishin manipuluar. Në përgjigje, ai e cilësoi gazetaren si “ose budallaqe ose të korruptuar”.
Trump kritikoi gjithashtu procesin e numërimit të votave në Kaliforni, i cili zgjat disa ditë, duke pretenduar se kjo praktikë përdoret për të “vjedhur zgjedhjet”. Nga ana tjetër, Welker theksoi se bëhet fjalë për një procedurë standarde që zbatohet prej vitesh në këtë shtet.
Gjatë intervistës, Trump vazhdoi akuzat ndaj mediave amerikane, duke përmendur rrjete si ABC, CBS dhe CNN, të cilat i akuzoi për mungesë paanshmërie.
Në fund të bisedës, ai u shfaq i irrituar, hoqi mikrofonin dhe njoftoi ndërprerjen e intervistës. “Le ta lëmë këtu, sepse jam i mërzitur. Faleminderit, zemër. Argëtohuni”, tha Trump para se të largohej.