Skip to content

ZBARDHET DEKLARATA E JOZEFIN MARKUT/ Ja çfarë tha pasi u gjet nga policia

SHOQËROHET NË POLICI JOZEFIN MARKU/ Policia kontrolloi banesën dhe disa adresa të miqve të tij

Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar ditën e sotme në polici, pas publikimit të një videoje ku ai dhe persona të tjerë shfaqen duke dhunuar Edi Kuçin.

Lidhur me shoqërimin e tij, policia ka dhënë detaje të tjera mbi veprimet e kryera për gjetjen e këngëtarit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, fillimisht efektivët kanë ushtruar kontroll në banesën e Jozefin Markut në Fushë-Kuqe, por ai nuk është gjetur aty.

Më pas, sipas të njëjtave informacione, policia ka kontrolluar rreth 10 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje shoqërore me këngëtarin.

Marku është gjetur në banesën e mikut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë, ku edhe është shoqëruar nga policia.

Në momentin kur është konstatuar nga efektivët, këngëtari ka mohuar se po fshihej prej tyre.

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, mësohet të jetë shprehur Jozefin Marku.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe rolin e personave të përfshirë.

Published inNews Shqip