Skip to content

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari sqaron arsyet pse Iqballe Huduti u shpall “non grata”

Besfort Lamallari: Ikballe Huduti Berisha u shpall “non grata” për arsye të sigurisë kombëtare

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka deklaruar se vendimi për shpalljen e Ikballe Huduti Berishës si person “i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” për një periudhë 15-vjeçare është marrë mbi bazën e informacioneve të siguruara nga shërbimet inteligjente.

Në një intervistë për ABC News, Lamallari u shpreh se autoritetet kanë vlerësuar se aktiviteti i Huduti Berishës përbën rrezik për sigurinë kombëtare, ndaj është ndërmarrë masa për ndalimin e hyrjes së saj në territorin shqiptar.

Sipas ministrit, vendime të tilla merren vetëm pasi institucionet përgjegjëse analizojnë informacionet e disponueshme dhe arrijnë në përfundimin se një person mund të përbëjë kërcënim për interesat e vendit.

Lamallari bëri të ditur gjithashtu se ndaj saj është lëshuar edhe urdhër dëbimi. Ai theksoi se, nëse konstatohet brenda territorit të Shqipërisë, autoritetet do të zbatojnë procedurat ligjore për largimin e saj nga vendi.

Ministri shtoi se Policia e Shtetit dhe strukturat e sigurisë monitorojnë vazhdimisht persona që mund të përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë kombëtare, duke ndërmarrë masa parandaluese kur është e nevojshme.

Duke komentuar edhe zhvillimet e fundit në vend, Lamallari deklaroi se disa protesta qytetare, sipas tij, janë shfrytëzuar nga grupe me interesa të huaja që nuk e mbështesin procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në përfundim, ai theksoi se detyra e institucioneve të sigurisë është mbrojtja e qytetarëve dhe e interesave kombëtare, duke nënvizuar se shërbimet inteligjente dhe strukturat ligjzbatuese punojnë çdo ditë për të parandaluar rreziqet ndaj vendit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *