Miriam Shyti nuk do të ushtrojë më detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas vendimit të marrë në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar sot, më 3 qershor.
Largimi i saj nga posti u miratua gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndërsa deri në këto momente nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që çuan në këtë vendim. Shyti mbante funksionin e zëvendësministres në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.