Skip to content

Anëtari i Grupit Koordinues: Pretendohet krijimi i një “qeverie tranzitore”, zbardhen detajet

Prej 29 ditësh, vendi është përfshirë nga protesta që fillimisht nisën kundër projektit në Zvërnec, ndërsa më pas kërkesat e protestuesve janë zgjeruar, duke përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Disa përfaqësues të Grupit Koordinues të protestës kanë propozuar krijimin e një “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, i cili sipas tyre do të kishte si detyrë edhe formimin e një qeverie teknike tranzitore, pas dorëheqjes së qeverisë aktuale.

Një nga anëtarët e grupit, Përparim Gjeka, ka bërë të ditur detaje të këtij propozimi, duke përmendur tre struktura kryesore të Kuvendit:

  1. Kuvendi Kombëtar Qytetar
  2. Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar
  3. Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar

Sipas tij, Kuvendi do të përbëhej nga 150 anëtarë në përbërjen e rregullt dhe deri në 300 anëtarë në përbërjen e zgjeruar, ku do të përfshiheshin edhe përfaqësues të diasporës. Ky organ, sipas propozimit, do të kishte kompetenca për të propozuar qeverinë teknike tranzitore dhe për të koordinuar veprimet e protestës.

Propozimi parashikon gjithashtu kritere për anëtarësim, rregulla funksionimi dhe objektiva që lidhen me ndryshime në sistemin politik dhe forcimin e rolit të qytetarëve në vendimmarrje.

Në një thirrje publike, Gjeka u ka bërë apel qytetarëve të interesuar që të aplikojnë për anëtarësim në Kuvendin Kombëtar Qytetar përmes grupit organizues.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *