Skip to content

Dramatike në Vlorë: 19-vjeçari pëson arrest kardiak në det, ndërhyrja e shpejtë e mjekëve i shpëton jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e kësaj të diele Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në det.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor në vendngjarje, ai ka shfaqur shenja jete.

Më pas, 19-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Deri më tani, Policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërsa priten detaje të reja në vijim.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *