Mjekja gjinekologe Mimoza Keta ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për rëndësinë e higjienës intime dhe kujdesin që gratë duhet të tregojnë për shëndetin e tyre.
Gjatë bisedës, ajo ndau disa këshilla praktike për kujdesin e përditshëm, duke u ndalur edhe te zgjedhja e të brendshmeve. Sipas saj, preferohen të brendshmet prej pambuku, pasi lejojnë ajrosjen e lëkurës dhe mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të irritimeve apo infeksioneve.
Mjekja theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së higjienës intime, shmangies së produkteve irrituese dhe kryerjes së kontrolleve të rregullta gjinekologjike për të parandaluar problemet shëndetësore.
📹 Në videon më poshtë mund të ndiqni këshillat e plota të gjinekologes për kujdesin intim dhe zgjedhjen e duhur të të brendshmeve.

Be First to Comment