Skip to content

Tensione të forta në Tiranë/ Flakët përfshijnë Ministrinë e Drejtësisë gjatë protestës

Protesta e zhvilluar në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës ka marrë përmasa më të tensionuara, pasi protestuesit janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë dhe Bulevardit drejt Ministrisë së Drejtësisë.

 

Gjatë marshimit, godina e ministrisë është sulmuar, janë thyer xhamat dhe më pas i është vënë flaka. Incidenti ka shtuar tensionet në kryeqytet, ku janë regjistruar edhe përplasje të tjera gjatë protestës.

 

Ndërkohë, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të përballuar situatën, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin mes tensioneve.

 

Ngjarjet e mbrëmjes shënojnë një përshkallëzim të protestës, e cila nga zona pranë Kryeministrisë është zhvendosur drejt institucioneve të tjera shtetërore.

 

Published inNews Shqip